Kryetari i Zubin Potokut futet në komunë, nën shoqërinë e policisë

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka hyrë në objektin e kësaj komune.

kryetari Zeqiri ndodhet brenda këtij objekti.

Ai ishte i shoqëruar nga forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Policia konfirmon se sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

‘Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse’, thuhet në njoftim.