", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/26/auto_Screenshot_151685107929.png", "width": 900, "height": 491 } }

Rasti i humbur ndaj Zvicrës do i mbetet peng gjithë jetën, ish-futbollisti i Kombëtares 'var këpucët në gozhdë'

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi ka vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist.

Në moshën 34 vjeçare, Gashi me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’, ka bërë të ditur se do “varë këpucët në gozhdë”.

“Përshëndetje të gjithëve. Ka ardhur koha të ju informoj që kapitulli im i futbollit do të mbyllet në fund të këtij sezoni. Dua të falënderoj klubet e mija dhe bashkëlojtarët për momentet e paharruara dhe të suksesshme. Një falënderim i madh shkon për familjen time dhe shokët për mbështetjen. Jam shumë i entuziazmuar për të ardhmen dhe çdo gjë që do vije. I juaji Shkeli”, shkroi ai.

Gashi aktualisht është pjesë e Aarau në ligën e dytë të Zvicrës, teksa më parë ka mbajtur veshur fanellën e Bellinzona, Schaffauseni, Xamaxi e Zuerichu, Basel në Zvicër, kurse në ligën MLS në SHBA, ishte pjesë e skuadrës Colorado Rapids.

Kujtojmë që me Shqipërinë Gashi ka 16 paraqitje, duke shënuar vetëm një gol me fanellën ‘kuqezi’. Gashi padyshim do të mbahet mend nga tifozët e kombëtares shqiptare për rastin e humbur në ndeshjen ndaj Zvicrës në Euro 2016, ku kishte shansin të barazonte sfidën.

View this post on Instagram

A post shared by Shkelzen Gashi 🇺🇸 (@s_gashi)