SYRI TV/ E moshuara në Lezhë jeton në kasolle, pret rindërtimin e banesës nga bashkia

E moshuara Shaqe Lekaj nga Lezha, prej katër vjetësh jeton në një stallë bagëtish. Banesa e saj u dëmtua nga tërmeti, ndërsa bashkia e Lezhës ende nuk ka marrë masa për rindërtimin e saj.

Nga SYRI TV

64-vjeçarja Shaqe Lekaj prej 4 vitesh është në kërkim të një strehe, e cila iu dëmtua nga tërmeti.E moshuara, aktualisht jeton në një stallë bagëtish, ku i rrezikohet jeta jo vetëm për shkak të amortizimit të saj.

Nënkryetari i baskisë, Ermal Pacaj, mungesën e ndërtimit të banesës për të moshuarën e justifikon me problemet e pronësisë, duke thënë se për këtë çështje pritet një VKM, që do të lehtësojë hapësirën për ndërhyrje.

Pas 4 vitesh, shumë familje në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë ende në pritje të banesave të reja, ndonëse bashkia shpërndau miliona euro para zgjedhjeve familjeve të prekur nga tërmeti.