Lajm i bujshëm nga Spanja: LaLiga heq dorë nga VAR, ja arsyet e këtij vendimi

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, pasi aktualisht drejtuesit e LaLigas po mendojnë që të mos përdorin më VAR-in në ndeshjet e kampionatit spanjoll.

“El Larguero” shpjegon se nuk bëhet fjalë për një zgjedhje teknike apo filozofike, por është një çështje vetëm ekonomike.

Arsyeja e braktisjes së VAR? LaLiga dhe presidenti i saj Javier Tebas janë kundër pagesës së rreth 3 milionë eurove për përdorimin e teknologjisë.