Përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja/ Arrestohet i riu nga Vora, nuk kishte as patentë

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia pas aksidentoi një këmbësor në Vorë. Automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga duke përplasur një 37 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

19 vjeçari, i cili rezultoi pa leje drejtimi, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes por u ndalua më pas nga policia.

– L. M., 19 vjeç, banues në Vorë, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar shtetasin T. K., 37 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 19-vjeçari u largua nga vendi i aksidentit, por si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u kap më pas”, njofton policia.