Shpërthimi në ‘Fresk’, fasoneria në pronësi të një italiani. Autori lëvizi me biçikletë, shkak dyshohet…

Detaje të reja për shpërthimin me tritol në një fasoneri mbrëmjen e së enjtes në zonën e Freskut. Mësohet se fasoneria është në pronësi të një biznesmeni italian.

Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanËeb” se nga pamjet e kamerave të sigurisë grupi hetimor ka arritur të identifikojë një person që afrohet me biçikletë dhe vendos lëndën plasëse tritol në portën e jashtme të fasonerisë dhe më pas largohet po me biçikletë.

Në dëshminë e tij në polici biznesmeni italian ka thënë se në polici se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës. Pista që po heton grupi hetimor është ajo e ndonjë konflikti të biznesmenit italian dhe tritoli në fasoneri po hetohet si një kërcënim për biznesmenin italian.