Dumani raporton në Komisionin e Ligjeve: Mburret me 4 vendime dënimi për zyrtarë të lartë
Altin Dumani, kreu i SPAK është paraqitur sot në seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme në vitin 2022.
Dumani është shprehur se janë dhënë katër vendime dënimi për ish zyrtarë të nivelit të lartë.
Dumani: Ka një regjistër të dhënash për procedimet penale, po përgatitet rregullorja për sistemin e vlerësimit për oficerët e BKH-së. Në 122 procedime penale janë, rritje pozitive në procedime, 2022 pjesën më të madhe është proceduar përgjimi, 1023 pajisje fundore. Një e dhënë e rëndësishme është rritur gama e databaseve, ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë.
Kjo është një arritje sepse ne e dimë se sa e dobishme është përshtatja në mënyrë të shpejtë. Po krijon një sistem të brendshëm të menaxhimit, për menaxhimin e informacionit në mënyrë sa më të shpejtë. 4 vendime dënimi për ish zyrtarë të nivelit të lartë, 24 procedime penale për ish zyrtarë të nivelit të lartë, 8 me 8 të pandehur gjyqtarë, 1 me ish deputetë procedim penalë. Në lidhje me rekomandimin e aseteve kriminale, sekuestrohen portofol asetesh si pasuri të paluajtëshme.