SYRI TV/ Punonjësit e inceneratorit të Fierit në protestë: Kemi gjashtë muaj pa marrë pagat
Dhjetra punonjës të inceneratorit të Fierit prej disa muajsh nuk marrin pagat.
Prej dy ditësh punonjësit e inceneratorit janë ngritur në protestë, duke kërkuar pagat e prapambetura.
Ata shprehen se kanë të paktën 6 muaj që nuk marrin pagat, ndërsa prej vitit të kaluar nuk u janë paguar as sigurimet shoqërore. Punonjësit kanë ironizuar edhe rritjen e pagave që deputetët dhe ministrat i bën vetes, duke u shprehur se teksa gjithë paga e një viti që merr një punonjës i inceneratorit është sa paga e një muaji e një deputeti apo ministri.
Punonjësit kanë paralajmëruar vijim të protestat deri në marrjen e pagave, ndërsa shprehen se deri tani nuk u është dhënë asnjë përgjigje pse nuk po paguhen.