Shkëmbimi i zjarrit/ Trafikantët sirianë qëlluan mbi policët shqiptarë në kufi

Një ngjarje kriminale ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në Kukës, ku ka patur shkëmbim me armë zjarri mes policisë dhe trafikantëve të qenieve njerëzore.

Grupi i trafikantëve të qenieve njerëzore janë shtetas kryesisht sirianë, të cilët qëlluan me armë ndaj policisë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Policia ka mundur që të arrestojë 6 shtetas të huaj, ndërsa një i 7 ka mundur që të largohet.

Mësohet se trafikantët kanë qenë të armatosur dhe hapën zjarr ndaj policisë shqiptare pasi autoritetet u vunë në ndjekje të tyre.