Dështimi i negociatave, reagon McAllister: Ja ku ngecën bisedimet. Kriza, rrezikon zgjedhjet

David McAllister ka reaguar për herë të parë pas negociatave të dështuara në Tiranë. Me një status në Facebook, ai bën të ditur se në disa prej çështjeve u arrit dakordësia, por çështja kryesore ajo e qeverisë teknike nuk gjeti mirëkuptim nga mazhoranca.

Ja çfarë shkruan McAllister:

“Në Shqipëri, një krizë e rëndë politike rrezikon prej disa javësh mbajtjen e zgjedhjeve të planifikuara për në qershor.

Prandaj kam negociuar dje në Tiranë mes qeverisë dhe opozitës.

Në disa fusha pati progres shpresëdhënës.

Por në çështjet thelbësore që lidhen me datën e zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike kalimtare, nuk pati konsensus.

Tani është koha për të kapërcyer bllokadën politike.