Berisha: Sistemi ligjor i votimit u zëvendësua me sistemin e pushtimit
Në vijim të denoncimeve të masakrës zgjedhore të 14 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar në faqen e tij në Facebook një video ku një anëtar i komisionit të votimit denoncon metodat e përdorura nga pushteti për të manipuluar dhe intimiduar votuesit.
POSTIMI
Sistemi ligjor i votimit në qendrën e votimit, u zëvendësua me sistemin e pushtimit të saj nga policia politike e patronazhistëve dhe aktivistëve famëzinj të Edi Ramës.
Ndiqeni sipas deshirës këtë dëshmi!