", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/26/auto_Screenshot_41685085694.png", "width": 900, "height": 634 } }

VIDEO/ Rast i ngjashëm si në Rrogozhinë me Behiratchen, në Botëror nuk u akordua penallti në ndeshjen Francë – Marok

Penalltia e akorduar dje në Rrogozhinë ka ngjallur reagime të shumta në vendin tonë. Tirana barazoi 2-2 me Bylisin e pikërisht 11-metërshi i akorduar nga gjyqtari Kridens Meta i dha 1 pikë mallakastriotëve. Të parët që u shprehën kundër penalltisë ishin Gent Muça dhe Andi Lila. Megjithatë specialistët e gjykimit janë ata që mund të japin një mendim më të qartë për rastin në fjalë.

Newsport.al ka kërkuar dhe ka evidentuar një moment të ngjashëm me penalltinë e akorduar dje në “Arena Egnatia”. Behiratche ishte në dyluftim me trup me lojtarin e Bylisit dhe Kridens Meta drejtoi dorën nga pika e bardhë e penalltisë. Pikërisht ky rast vjen nga një ndeshje e këtij Botërori. Franca përballej me Marokun (2-0). Gjatë një dyluftimi në zonë, Touchameni ndërhyn ndaj të lojtarit të Marokut. Marokenët pretendojnë 11-metërsh, por gjyqtarët e fushës dhe të VAR-it nuk i marrin parasysh duke nisur normalisht lojën.

Ndërkohë dje në Rrogozhinë, pretendimet ishin të shumta. Megjithatë Kridens Meta ishte i vendosur për penalltinë duke mos u konsultuar as me VAR-in. Rast i njëjtë, standarte të ndryshme. Në Shqipëri akordohet menjëherë 11-metërsh, në një kompeticion madhor si Botërori “Qatar 2022”, nuk merret aspak parasysh.

View this post on Instagram

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)