'Bomba' e Berishës: Kam shkresën e britanikëve, thonë nuk e heqim non-gratën se na bie reputacioni

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë në "Çim Peka Live", në Syri TV. 

Berisha u shpreh se disponon shkresën e autoriteteve britanike lidhur me sanksionimin vitin e kaluar të bazuar në shpifje dhe se do t'i bëjë ato publike shumë shpejt. 

Lideri i opozitës tha se në shkresë thuhet se non-grata nuk mund të hiqet për shkak se bie reputacioni i institucioneve britanike. 

Sali Berisha: Çështja shkon deri aty sa thuhet nuk ia heqim dot se na bie reputacioni. Komunikimi me qeverinë britanike është transparent, ka një sistem serioz transparence. E thotë shkresa: "Të mos ia heqim se na bie reputacioni". I kam të gjitha dokumentet, do t'ua paraqes shqiptarëve. Ata janë transparentë, janë shtet ligjor. Unë i kam të gjitha, do t'i bëj publike. E lashë se ishte fushata, por do t'i bëj publike.