KAS-i si Kapterr Nebiu
Kjo puna e numurimit të KAS është si puna e Kapterr Nebiut në një nga repartet e Divizionit tonë...
Sa herë shihte ndonjë ushtar apo kapterr në banak tek Monda, thoshte: "Ja edhe ky e ashtus".
E pasi i vuri një numër të paparë dashnorësh Mondës, në fund gjatë rinumërimit të këtyre të fundit (këtë e bënte që të çonte letër lart) doli që i vetmi dashnor që kishte Monda ishte Komisar Nazifi...
E kështu Kapterr Nebiut i mbetën letrat pa çuar dhe në fund e degdisën në një repart të humbur andej nga Bilishti...
*Daniele Luttazzi thotë: "Satira është treguesi i masës së demokracisë në një vend". Ne zgjodhëm "Xha Ganon" me satirën dhe të vërtetat e tij.