Rikthimi i Bashës? Erl Murati: Është biznes, me një opozitë fasadë këtu bën shumë para

Gazetari Erli Murati i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV është shprehur se rikthimi i Lulëzim Bashës në politikë është i përkthyer si një biznes në para për të, pasi sipas tij të kesh çelësat e një opozite fasadë mund të pasurohesh lehtë.

Murati thekson se ishte e qëllimshme nga ana e Bashës mosvendosja e një kryetari zyrtar në Partinë Demokratie në mënyrë që opozita të humbiste zgjedhjet e 14 majit.

 “Çdo analizë politike këtu bijë. Bëhet fjalë për para. Të kesh çelësat e opozitës zyrtare  këtu në këtë vend or të ruajtur  demokracinë fasadë bëhenb shumë para. Çështë ky individ që merr 4 vila  para ndërkohë që është pretendent për kryeministër. E para punës kjo nuk ishte surprizë, ishte e parashikuar. Në momentin që Lulëzim Basha dha dorëheqjen në mars të 2022shit, në një deklaratë asokohe u tha që ne do shkojmë në zgjedhje të pushtetit vendor në 14 maj dhe pastaj do hapim do hapim garën për kryetarin e partisë  ndërkohë që në çdo demokraci normale  kur një parti mbet pa kryetar duhet të marrë kohën të zgjedh kryetarin e më pas të shkojë në zgjedhje. Në atë kohë  tha shprehimisht ‘e zeza në të bardhë’ se ka deklaratë të shkruar dhe kanë lënë dhe gjurmë që ne do presim të kalojmë këto zgjedhjet e 14 majit, t’i humbim këto dhe pastaj të zgjedhim kryetarin. Kjo ishte e parashikuar që ishte një skemë  për të mos turpëruar nominalisht Lulëzim Basha caktuan një individ tjetër që ishte Enkelejd Alibeaj, humbi ai zgjedhjet, dhe tani Basha  do vij si shpëtimtar. E dyta, teorikisht nuk ndalohet askush të rikthehet në politikë, por ka diçka, ti nuk mund të rikthehesh duke marrë peng një parti. Ti mund të rikthehesh, fjala vjen, nëse Lulëzim Basha do të dilte dhe do thoshte unë kam projektin tim, nuk e gjeta veten ne Partinë Demokratike  sepse kjo parti ka ndjekur rrugën amerikane etj... unë do krijoj një parti tjetër. Askush më pas nuk do kishte një kritikë për Lulëzim Bashën  sepse ai është me të drejtë që mund të kthehet e të projojë sa i vlen ‘lëkura politike’  në zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet e pushtetit vendor.”