VIDEO/ Përplasen 4 makina te 'Rruga e Elbasanit', 3 të plagosur - paralizohet trafiku

Katër automjete janë përfshirë në nja aksident te "Rruga e Elbasanit", në Tiranë. 

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona. 

Aksidenti ka bërë që të paralizohet trafiku nga Sauku në drejtim të "Rrugës së Elbasanit" për rreth 60 minuta. 

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes jaë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.