Genc Burimi: Vetë deputetët e ministrat duhet të dilnin kundër rritjes së pagës, turp që shohin veten në këtë kohë inflacioni

Analisti Genc Burimi është shprehur kundër vendimit për rritjen e rrogave të deputetëve dhe ministrave tashmë që kemi një rritje të lartë të inflacionit dhe largim drastik të qytetarëve nga vendi.

Duke marrë shembull vendet si Franca apo Rumania, Bakalli deklaroi se dhe në vende europiane paga e një zyrtari të shtetit është sa dyfishi i pagës mesatare, ndryshe si në Shqipëri që paga u shkon deri sa 5-fishi i saj.

Sipas Burimit duhet të ishin vetë deputetët, apo edhe punonjësit e shtetit, të cilët duhet të ngriheshin kundër kësaj rritjeje duke ngritur një front opozitar për ta rrëzuar këtë regjim i cili në këtë linjë po çon drejt shkatërrimit.

“Është një diskredit total i demokracisë së përfaqësuar sepse demokracia e ke ose direkte ose nga Athina ose direkte që s’ke nevojë për deputet. Bota moderne shpiku demokracinë e përfaqësuar  që të çojmë në parlament delegatë  që i zgjedhim të cilët marrin vendime  në emrin tonë. Kjo lloj demokracie sot në Shqipëri mori një grusht të rëndë tek përmbajtja. Sepse dhe shembullin e Spanjës që merret një rrogë deputeti pak më shumë se 3000 euro, por unë të jap Rumaninë. Është 15,000 euro në vit rroga e një deputeti. Në Francë nuk merret shembulli sesa merr deputeti por sa merret gjithmonë si bazë rroga mesatare në një vend dhe rroga e deputetit. Në Francë rroga e një deputeti është sa dyfishi i rrogës mesatare. Nëse në Shqipëri rroga mesatare është 450mijë lekë , rroga do ishte tek 1 milion lekë. Unë nuk e kuptoj, në Francë, në perëndim do të kishin dalë  rrugëve sindikatat përsa i përket anës së rritjes qesharake të rrogave  të funksioneve të tjera përtej parlamentit . Unë se kuptoj sesi Rama parashikon në 2025-ën të arrijë një rrogë 900 euro, po të marrësh në konsideratë inflacionin ëshjtë një rritje negative. Pra sot do të kishim pasur në rrugë polic, infermierë, mjekë mësues dhe prija po ashtu të shihja deputetë, qoftë edhe të opozitës,  që pas seancës të dilnin e të improvizonin  një konferencë shtypi përpara kuvendit ose të thonin nuk e duam këtë rritje sepse është turp, ose tu bënin thirrje të gjithë kolegëve  që të mos e votonin. Ta vinte presionin shumë lartë opozita sot. Këtë gjë e bëri kur erdhi në fuqi në Francë Hollande. Hollande mundi Sarcozin që ishte i pa mundshëm, ishte si Edi Rama. Holandi bën një fushatë me premtimin ‘do të jem një president normal, si një francez normal’. Dhe kur vjen Holand në fuqi akti i parë që bën është ulja e rrogës së tij 30% dhe ul rrogën e ministrave  30%. E kuptoni ju se çfarë është demokracia? Por jo kështu, në këtë moment inflacioni, në një moment kur njerëzit largohen  këta ja rrisin rrogat vetes me një nxitim kaq të madh vjedhurazi.”