Bledian Koka: 7 deputetët e Bashës do bashkojnë votat me Ramën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Gazetari Bledian Koka paralajmëron se 7 deputetë të Partisë Demokratike që kontrollohen nga Lulzim Basha do të bashkojnë votat me Edi Ramën. 

"Task Force", ai tha se sinjalet e bashkëpunimit janë dhënë nga Taulant Balla dhe Gazment Bardhi, për të miratuar fillimisht disa ndryshime në paketën e Reformës në Drejtësi. 

Koka shtoi se ky bashkëpunim do të shtrihet edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për të vendosur primin, gjë e cila sipas tij do të shënonte aktin e fundit të asgjësimit përfundimisht të mundësisë që një opozitë të fitojë zgjedhjet në Shqipëri. 

"Ajo që tha Taulant Balla para dy ditës ishte që ne do t'i kërkojmë PD-së bashkëpunimin për disa ligje që duhen për paketën e Reformës në Drejtësi. Edhe zoti Bardhi ia tha një natë më parë zotit Murati që Reforma në Drejtësi është e suksesshme, që do të thotë se votat do të shkojnë sërish për atë që kërkon mazhoranca. Me këto 7 vota që ka zoti Basha e çon në 84 mazhorancën dhe mendoj që, ajo që ka ndodhur në 2021 me të cilën Rama siguroi fitoren në zgjedhje me ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe heqjen e koalicioneve, ka një akt të fundit që do ta asgjësojë përfundimisht mundësinë që një opozitë të fitojë zgjedhjet në Shqipëri, të paktën me status quo-në elektorale që kemi aktualisht. Që do të thotë vendosjen e asaj që njihet ndryshe Kodi me prim, në raundin e parë një parti fiton shumicën e çon vendin sërish në zgjedhje siç po ndodh në Greqi, dhe nëse ajo parti del e para në zgjedhje, Kodi i mundëson që të ketë një bonus deputetësh që të qeverisë e vetme dhe të sigurojë shumicën e nevojshme për të qeverisur pa patur nevojën e opozitës. Mendoj se do të shkojmë drejt këtij skenari, për të cilin 13.5 mln euro që ka bërë si analizë Genci është vetëm kësti i parë i asaj që me shumë gjasë mazhoranca do të paguajë deri në fund për këta 7 deputetë të artë që ka Basha. Ai mund edhe të mos kthehet në krye të PD, ai është kryetari i këtij grupi që për nevojat dhe interesat e mandatit të 4 të Edi Ramës vlejnë shumë dhe do të paguhen shumë", deklaroi Koka.