Bledian Koka: Sot Edi Rama i rriti rrogën vetes

Pagat u dyfishuan për deputetët, ministrat, kryetarin e Kuvendit dhe Presidentit, ndërsa për punonjësit e administratës u shtuan vetëm disa qindarka. 

Gazetari Bledian Koka tha në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, se Rama sot i rriti rrogën vetes, ndërsa propagandon në media sikur të vetmit që përfituan ishin ministrat dhe deputetët. 

"Edi Rama praktikisht sot i ka rritur rrogën vetes dhe e gjithë propaganda është që u është rritur deputetëve dhe ministrave. Nuk është e vërtetë. Rroga e parë që është rritur është ajo e presidentit, e dyta rroga e kryeministrit dhe më pas rrogat e tjera janë të deputetëve dhe ministrave. Por Rama propagandën ua ka veshur deputetëve dhe ministrave, ndërkohë që harrohet të thuhet është rritur edhe rroga e kryeministrit", tha ai.