Zukali: Turqia ka nevojë për ndryshim,situata ekonomike që po kalon vendi është e vështirë

Për të diskutuar situatën në pragun e  zgjedhjeve presidenciale në Turqi në edicionin e pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri TV ishte i ftuar kreu i shoqatës "Vatra e Shqiptareve", Bora Zukali.

Zukali është shprehur se situata ekonomike në Turqi është e rëndë dhe vendi ka nevojë për një ndryshim në drejtim të vendit.

Kandidati i opozitës  Kemal Kilicdaroglu dhe i gjithë ky grupim nën logon Aleanca Popullore po zhvillon një propagandë në të gjithë Turqinë. Partia e Drejtësisë dhe Fitore të cilët ishin bashkë dhe morën diku ke 5% të votave janë bashkuar me Erdoganin.

Erdogani mori 49.5% në raundin e parë dhe pas bashkimit me partinë e Drejtësisë dhe Fitores nuk sigurohet se të gjithë ata votues do të votojnë për Erdoganin pasi do të ndahen. Erdogani 21 vite në pushtet dhe duke parë që është humbur bashkia e Stambollit kriza ekonomike dhe të gjitha pengesat që po has Turqia do të ishte mirë një ndryshim i pushtetit për vendin.

Turqia është nj shtet i madh që është themeluar nga Ataturku, në 100 vjetorin e e krijimit të shtetit do të vazhdojë këto ide kushdo që të vijë në pushtet. Me të gjitha problemet që po has vendi dhe kriza që po kalon do të duhet një ndryshim por sido që të jetë rezultati nuk do të ndryshojë ndonjë gjë në drejtimin që ky shtet ka përqafuar prej kohës pavarësisht emrit të presidentit.