VIDEO/ Drejtuesja e Kuvendit 'lëshon gojën', shan live me mikrofon hapur

Zv/ Kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn e kanë ‘lëshuar’ nervat, duke sharë live mes debateve të shkaktuara sot gjatë seancës për projektligjit për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, po ashtu dhe të administratës publike.  

Nga video e publikaur, dallohet se teksa vijonte me procesin e votimit në parim dhe nen për nen, Felaj për një çast harroi se kishte hapur mikrofonin dhe tha: ‘vari leshtë!’.

Duket se diçka nuk ka shkuar me disa dokumente, që Felaj i kërkoi sekretares së Kuvendit, por papritur bëri gafën.