Irani teston një raketë të aftë për të goditur Izraelin: Do të ndihmojmë vendet mike

 

Irani ka testuar me sukses një raketë balistike të gjeneratës së katërt, të quajtur Kheibar, me rreze veprimi prej dy mijë kilometrash dhe për këtë arsye është e aftë për të goditur objektivat në Izrael.

Këtë e ka bërë të ditur agjencia iraniane e lajmeve IRNA, duke shpjeguar se raketa e re tejkalon atë të mëparshme Khorramshahr, e cila deri më tani ishte me rrezen më të gjatë të përdorur nga forcat e armatosura të Teheranit.

Kheibar është një raketë me lëndë djegëse të lëngshme me rreze veprimi prej dy mijë kilometrash dhe një kokë lufte prej 1500 kilogramësh.

Ministri iranian i Mbrojtjes, Mohammad-Reza Ashtiani shpjegoi se raketa u testua për t’u dhuruar mbështetje partnerëve dhe vendeve që janë të angazhuara në luftimin kundër sistemit dominues.

Një mesazh armiqve të Iranit, se ne do të mbrojmë vendin tonë dhe pushtimet e tij.

Ndërsa mesazhi për miqtë tanë është se ne duam të mbrojmë stabilitetin rajonal.