Zjarr në ambientet e godinës së Shërbimit Informativ në Elbasan

Syri TV ka siguruar pamjet nga ambientet e godinës së Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan të pushtuar nga tymi i zi.

Në pamjet shihet tymi i zi që ka “pushtuar” zonën.

Mësohet se në ambientet e jashtme të SHISH janë djegur disa mbeturina dhe si rezultat i motit të keq tymi është shpërndarë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrin.