Geshtenja e Tropojës në rrezik nga ‘ Grerëza e Zezë’, kultivuesit: Institucionet të ndërhyjnë që të shpëtojnë masivin

Kultura e gështenjës së Tropojës, është infektuar nga “grerëza aziatike” e njohur ndryshe si “grerëza e zezë. Shpend Nikoçi, Kryetar i Shoqatës së Kultivuesëve të Gështjenjës, thotë se kjo sëmundje e re e pa konstatuar më parë  rreth 3 mijë familjeve që kultivojnë e tregëtojnë këtë dru frutor iu ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 6.5 milionë euro pa llogaritur demtimin e ekosistemit të masivit të gështenjës.

Përballë kësaj situate fermeret përmes një proteste kërkuan nga qeveria aktivizimin e strukturave kërkimore – shkencore dhe kontrollin biologjik që të ulë nivelin e infektimit.

Masivi i gështenjës në Tropojë zë një siperfaqe mbi 2 mijë e 86 ha me rreth 220 mijë rrënjë, prej të cilave rreth 190 mijë janë në prodhim, ku rendimenti arrin deri ne 40 - 45 kilogram për rrënje.