Skandali Katar-Gate/ Ish-eurodeputetja Eva Kaili lirohet me kusht, i hiqet byzylyku elektronik

Ish-eurodeputetja greke, Eva Kaili, e liruar nga regjimi i përgjimit elektronik dhe tashmë është e lirë me kushte kufizuese. Lajmi ka bërë xhiron e rrjetit.

Diçka e tillë do të thotë se eurodeputetes nuk i kërkohet më të mbajë byzylyk, kusht ky që u vendos me lirimin e saj nga burgu më 14 prill 2023.

Kujtojmë se Kaili akuzohet për përfshirje në skandalin Katar-Gate.