'Finalja e Tiranës është histori!', Mourinho: Pellegrini i gatshëm për finalen, nga Dybala nuk pres gjë

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur së fundmi për finalen e Europa League ndaj Sevillas.

Duke folur për mediet italiane, tekniku portugez se Tirana është pjesë e historisë së tyre, ndërsa shtoi se nuk pret që Dybala të jetë në gjendje të luajë në finale.

“Tirana një vit më parë është histori, është një kujtim për shumëkënd. Shpresojmë që në shumë vite fëmijët e tanishëm të mund ta kujtojnë atë me fëmijët e tyre. Ajo është lloji i ndeshjes që duam të luajmë të mërkurë. Pellegrini do jetë i gatshëm të luajë në finale, ndërsa nga Dybala nuk pres gjë.”-deklaroi Mourinho.