Skandali me votat në Pukë, reagon PR: Dëshmi e qartë se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme

Pas publikimit të skandalit të manipulimit të zgjedhjeve në Pukë ku vota të Partisë Republikane ishin numëruar për subjektet e tjera politike, ka reaguar edhe PR me një deklaratë për mediet.

“Puka është një dëshmi e qartë se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në ragimin e republikanve .

Deklaratë Partia Republikane

Partia Republikane denoncon manipulimin e zgjedhjeve.

Puka është një dëshmi e qartë se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Vjedhja e hapur ku vetëm në një kuti votimi 64 vota të Partisë Republikane i kalojnë PDIU, apo dhe ndryshimi për subjektet e tjera  tregon qartë se çfarë zgjedhjesh janë dhe nivelin e manipulimit të procesit zgjedhor.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mbas këtyre fakteve evidente të manipulimit, duhet të hapë dhe numërojë të gjitha kutitë e votimit në Pukë, mandatet e këshilltarëve duhet të shkojnë tek ata që kanë votuar qytetarët, përndryshe vetëm legjitimohet vjedhja.