Bayern nis të mendojë për sezonin e ardhshëm, klubi gjerman kërkon transferimin e lojtarit të City-t

Sezoni i fundit nuk rezultoi aq pozitiv për Bayern Munich.

Pas eliminimit nga Champions League dhe Kupa e Gjermanisë tashmë në rrezik është edhe titullin i Bundesliga.

Në një situatë të tillë bavarezët po mendojnë si të përforcojnë skuadrën.

Sipas raportimeve të medieve britanike Bayern Munich do të tentojë afrimin e sulmuesit të Manchester City-t, që fitori Kupën e Botës 2022 me kombëtaren e Argjentinës, Julian Alvarez.

Duket se palët janë shumë pranë gjetjes së një kompromisi, ndërsa për të bërë të mundur këtë afrim, Bayern do duhet t’i paguajë City-t të paktën 50 milionë euro.