Rama cakton Bardhin në krye të grupit të PD-së/ Shehu: Shkelje skandaloze
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, reagoi ashpër pasi mazhoranca socialiste e Edi Ramës në Kuvend njohu Gazment Bardhin si drejtues të grupit parlamentar demokrat.
Shehu tha se kjo është një shkelje skandaloze e rregullores dhe e ligjit.
Deputeti demokrat tha se Bardhi është zgjedhur nga vetëm 18 deputetë, ndaj nuk mund të përcaktohet kurrsesi si drejtues i grupit parlamentar.
“Grupi parlamentar ka dalë nga zgjedhjet me 52 anëtarë. Si mund të legalizohen këto gjëra? Këto janë veprime antiligjore, antirregullore dhe antidemokratike,” tha Shehu.
“Është një turp i paimagjinueshëm sepse ju bashkëpunoni me ata që shkelin rregulloren dhe falsifikojnë të vërtetën brenda PD-së,” theksoi Shehu.