", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/25/auto_Screenshot_21685002581.png", "width": 900, "height": 599 } }

Adoleshenti tundi rrjetën e Manchester City-t, shikoni golin e vitit në Angli

Mbrëmë në Angli pamë golin më të bukur të sezonit të realizuar nga adoleshenti i Brighton,Julio Enciso, i cili shënoi gol ndaj Manchester Cityt.

Në ndeshjen e fundit të javës së 32-të të Premier League, City kaloi në epërsi 1-0 në minutën e 25-të kur Erling Haaland asistoi për Phil Foden, por gëzimi i “Qytetarëve” zgjati vetëm 13 minuta.

Në minutën e 38-të, 19-vjeçari paraguaian ka marrë topin tridhjetë metra nga porta e Cityt dhe me një goditje potente ka shënuar një gol spektakolar.

Takimi, meqë ra fjala, ishte i mbushur me shumë raste për gol, gjë që pritej duke pasur parasysh se të dyja skuadrat i përmbushën synimet e tyre këtë sezon - City fitoi titullin, dhe Brighton siguroi një vend në Europa League.

Në fund përfundoi me ndarje pikësh (1-1), ndërsa golin spektakolar të Encis mund ta shihni në videon e mëposhtme.