Më 25 maj 1996 nisi rrjeti i parë celular në Shqipëri
Rrjeti i parë celular në Shqipëri startoi më 25 maj 1996.
Shqipëria do të ishte vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do të implementonte sistemin më të avancuar të telefonisë celulare GSM. Kjo arritje teknologjike që do të pajiste shqiptarët me celularët e parë do të ndërmerrej nga ekspertët vendas të telekomunikacionit dhe do të miratohej me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Dokumenti paraqet vendimin në fjalë, sipas të cilit Ministria e Kulturës do të ngarkohej me ndjekjen e procesit, si dhe me ofrimin e përdorimit të aseteve publike (kullat dhe kalatë) që do t’i shërbenin instalimit të rrjetit celular. Kompania AMC do të ishte e para kompani celulare shtetërore, e cila do të mundësonte mbulimin e rrjetit celular në qytetet kryesore të vendit.