Pas 30 orësh sulm/ Rebelët rusë tallen me ushtrinë 'e fuqishme' të Putinit
Nga Julian Roepcke, BILD
Kjo situatë po bëhet gjithmonë e më e turpshme për ushtrinë humbëse të presidentit rus Vladimir Putin.
Por 30 orë, rebelët rusë anti-Putin pushtuan deri në tre fshatra kufitarë në rajonin Belgorod të Rusisë, duke vepruar deri në gjashtë kilometra brenda Rusisë përpara se të tërhiqeshin drejt Ukrainës.
Tani ata kanë publikuar video të reja me tallje dhe ironi ndaj ushtrisë së supozuar të fuqishme të Rusisë.
Një nga videot tregon rebelët anti-Putin mbi një automjet të blinduar duke lëvizur nëpër një fshat idilik. Bëhet fjalë për fshatin Kozinka në Rusi. Sipas hulumtimit të BILD, regjistrimet janë bërë pothuajse tre kilometra në veri të pikës kufitare, përmes të cilës rebelët hynë në Rusi.
Fotot dëshmojnë: Të paktën të hënën nuk pati asnjë rezistencë të konsiderueshme nga ushtria ruse. Rebelët anti-Putin ishin në gjendje të lëviznin nëpër Belgorod të pashqetësuar pa asnjë luftim. Vetëm të martën, ushtria ruse reagoi, depërtoi në Kozinka me transportues të blinduar dhe rimori kontrollin e fshatit.
Përveç kësaj, rebelët publikuan një deklaratë të mërkurën në mbrëmje, në të cilën përqeshnin zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, për historitë e tij të supozuara të suksesit.
Konashenkov kishte deklaruar se një kolonë e tërë ‘diversantësh’ ishte ‘asgjësuar’ dhe 70 prej tyre ishin vrarë. Si dëshmi, Moska publikoi fotot të rebelëve të dyshuar të vrarë të veshur me uniforma standarde ukrainase.
Rebelët më pas deklaruan me sarkazëm: “Ne nuk e dimë se cilat kolona shkatërroi zoti Konashenkov me raportimet e tij, por Trupat Vullnetare Ruse nuk pësuan viktima. Në lidhje me fotot e ‘diversantëve’ të vrarë që qarkullojnë në internet, luftëtarët tanë nuk veshin uniforma me skemën e kamuflazhit MultiCam”.
Të mërkurën në mëngjes, rebelët vazhduan talljen e tyre duke publikuar një video që tregonte automjetet e tyre të blinduara amerikane MaxxPro. Ata shkruanin me ironi: “Në lidhje me dhjetëra MaxxPro që guvernatori i Belgorodit, Gladkov i shkatërroi plotësisht. Epo, ju e kuptoni vetë”.
E thënë thjeshtë: Luftëtarët e ‘Legjionit të Rusisë së Lirë” dhe “Trupat Vullnetare Ruse” humbën maksimumi një automjet MaxxPro në sulmin e tyre, jo 12 prej tyre, siç pretendon Rusia.
Forcat anti-Putin gjithashtu pranuan se kishin humbur dy burra në sulmin e tyre të hënën dhe të martën. Dhjetë të tjerë u plagosën në sulmin ndaj Rusisë.