Finalja e Kupës së Italisë/ Fiorentina-Inter, formacionet zyrtare

Në “Stadio Olimpico” në Romë do të zhvillohet në orën 21:00 finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Fiorentinës dhe Interit.

Trajnerët Vincenzo Italiano dhe Simone Inzaghi do t’i vënë përballë taktikat e tyre në përpjekje për ta fituar trofeun.

Theksojmë se zikaltrit janë në garë edhe për trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi në finalen e 10 qershorit në Stamboll do të përballen me Manchester Cityn.

Në garë për një trofe evropian është edhe Fiorentina, që më 7 qershor do të luajë përballë West Ham Unitedit në Pragë për trofeun e Ligës së Konferencës.

Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare të të dy ekipeve.