Rama si komisar Bedriu

Kjo rritja e rrogave që i bënë vetes, është tamam si puna e Komisar Bedriut dikur kur kapi kapterr Zalon me vjedhje konservash në magazinë.

E që të mos merrej vesh, kapterr Zalo i ofron Buqen, e kështu Buqja sa herë që Komisar Bedriu ishte me shërbim caktonte edhe Buqen me shërbim.

E sa herë që Buqja shkonte në zyrën e tij për një muhabet ashtu... komisar Bedriu i shënonte shpërblim dhe dieta sikur kish udhëtuar.

Kështu Buqja u bë rehat, ndërsa kapterr Zalo vazhdoi shumë gjatë me çështje konservash...

*Daniele Luttazzi thotë: "Satira është treguesi i masës së demokracisë në një vend". Ne zgjodhëm "Xha Ganon" me satirën dhe të vërtetat e tij.