Arsenal synon transferimin e Gundoganit

Arsenali është i interesuar të përforcohet me Ilkay Gundoganin nëse mesfushori nuk mund të gjejë gjuhë të përbashkët për një marrëveshje të re me Manchester Cityn.

32-vjeçari ka luajtur një rol kyç në performancën e Cityt në këtë edicion, por kontrata i ka përfunduar.

Mikel Arteta po kërkon të shtojë dy mesfushorë të rinj në skuadrën e tij, ku kapiteni i West Hamit, Declan Rice, dhe mesfushori i Brighton, Moises Caicedo, janë emrat që po ndiqen, por Gundogan pa kontratë te City do të ishte alternativë shumë më e lirë.

Një lëvizje do ta bënte gjermanin lojtarin e tretë që do të largohej nga Etihad për në veriun e Londrës pas Gabriel Jesusit dhe Oleksandr Zinchenkos.