VIDEO-SYRI TV/ Deputetët dyfishojnë rrogat e tyre, qytetarët: Nuk i meritojnë

Qytetarët duket se nuk e kanë mirëpritur dyfishimin e pagave të deputetëve, ministrave, kryetarit të kuvendit dhe kryeministrit. Të pyetur nga Syri TV ata shprehen se një rritje e tillë rritje është e tepruar, ndërsa kërkojnë të bëhet më shumë për shtresat e tjera të popullsisë, duke mundësuar rritje të pensioneve për moshat e treta dhe të pagave për punëtorët.

Nga SYRI TV

Dyfishimi i pagave të deputetëve, ministrave, kryetarit të kuvendit dhe kryeministrit duket se nuk është mirëpritur nga qytetarët. Për SYRI TV ata thonë se kjo rritje është e tepruar, ndërsa duhet bërë më shumë për shtresat e tjera të popullsisë.

Opinionet e qytetarëve për SYRI TV tregojnë një shtim të pakënaqësisë së tyre lidhur me rritjen e pagës së deputetëve e ministrave. Personat në moshën e pensionit shprehen se sipas tyre rritja është në nivele shumë të larta, ndërsa nuk fshehin zhgënjimin për lënien pas dore të kësaj kategorie me shpërblime qesharake.

Të pamerituar e konsiderojnë dyfishimin e pagave të deputeteve dhe ministrave edhe moshat që janë aktive për punë, të cilët thonë se duhet bërë më shumë për rritjen e pagave të punëtorëve, pasi çmimet janë rritur ndjeshëm.

Sipas vendimit të miratuar paga e një ministri nga 174 mijë lekë bëhet 318 mijë lekë bruto.

Paga e një deputeti nga 156 mijë lekë shkon në 310 mijë lekë bruto, ndërsa paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit nga 228 mijë lekë shkon në 393 mijë lekë bruto.