Ronaldo vlerëson ligën saudite: Hap pas hapi do të jetë ndër pesë më të mirët në botë

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo beson se liga saudite së shpejti do të jetë ndër pesë më të mirat në botë.

Ronaldo i solli fitoren Al Nassr në xhiron e 28-të të kampionatit të Arabisë Saudite ndaj Al Shabab me një gol të bukur.

Edhe pse mysafirët ishin në epërsi deri në minutën e 40-të, ndeshja ndryshoi dhe Al Nassr fitoi me rezultat 3-2.

Ronaldo ishte i lumtur pas ndeshjes sepse ekipi i tij zhvilloi një ndeshje fantastike.

"Kur humbet 2-0, nuk është e lehtë. Megjithatë, ne besuam deri në fund. Shënuam tre gola, përgëzoj të gjithë ekipin dhe tifozët që ishin të mrekullueshëm. Për mendimin tim, liga saudite po përmirësohet. Do të të jetë edhe më i mirë sezonin e ardhshëm. Hap pas hapi, kjo ligë do të jetë në mesin e pesë kampionateve më të mira në botë. Megjithatë, ajo ka nevojë për kohë, lojtarë dhe infrastrukturë. Ky vend ka njerëz të mëdhenj dhe potencial të madh. Liga do të jetë e mrekullueshme," ka thënë Ronaldo.

Për kujtesë, Al Nassr është i dyti në tabelën e renditjes së kampionatit me dy xhiro nga fundi dhe me tre pikë më pak se lideri Al Ittihad.