Arrestimi i zyrtarit të Veliajt, reagon Këlliçi: 1 milion lekë për të ecur përpara
Belind Këlliçi ka reaguar gjatë ditës së sotme pas arrestimit nga policia të një zyrtari të bashkisë së Veliajt.
“Kjo është bashkia juaj edhe për 4 vitet e ardhshme. Një skuadër patronazhistësh të korruptuar që bëjnë krenar kryetarin”, shkruan Këlliçi në facebook.
Postimi i plotë:
1 milion lekë për të ecur përpara
Këto para kërkojnë t'ia marrin një hallexhiu për punë.
E gjejnë në hall dhe duan t'i marrin shpirtin. 1 milion lekë për të fituar mbijetesën, në një bashki ku model kanë korrupsionin, aktivistin dhe patronazhistin.
Kjo është bashkia juaj edhe për 4 vitet e ardhshme. Një skuadër patronazhistësh të korruptuar që bëjnë krenar kryetarin.
Do kishte qenë mirë që këto të vërteta që dalin tani në ekran, të shfaqeshin në kohën e duhur, ndërsa SPAK priti me durim zgjedhjet për të nisur goditjet ndaj Bashkisë Tiranë. Heshtje e blerë. Interes publik i shitur.