Operacion masiv në Turqi, policia arreston më shumë se 1.000 persona

Policia turke ka arrestuar më shumë se 1,000 persona në një operacion masiv në të gjithë vendin për ‘kapjen e fajtorëve’ të grushtit të shtetit të verës së kaluar.

Bastisjet po vazhdojnë ende,  ndërkohë që autoritetet synojnë atë që e kanë përshkruar si si një strukturë sekrete brenda policisë së Turqisë, shkruan “BBC”.

Këtë mëngjes, kemi ndërmarrë një operacion  në 81 provinca. Operacioni po vazhdon. Në momentin që po flasim, 1 009 persona janë arrestuar në 72 provinca”, deklaroi Soylu, cituar nga agjencia shterore e lajmeve Anadolu Agency.

“Është një masë e rëndësishme në interes të Shtetit të Republikës së Truqisë”, deklaroi ministri.

Rreth 8 500 policë morën pjesë në këtë aksion të ndërmarrë pas një tentative për grusht shteti natën e 15-16 korrikut.

Që prej fillimit të këtij aksioni, më shumë se 46 000 persona janë burgosur dhe më shumë se 100 000 të tjerë janë shkarkuar. Këto masa kanë ngjallur shqetësim të OJQ-ve dhe vendeve evropiane që dënojnë një represion ndaj prokurdëve dhe medias.

Gulen, një predikues 70-vjeçar që jeton në SHBA, është cilësuar nga Ankaraja si nxitës i grushtit të mungur të shtetit në muajin korrik./SYRI.net/