Rama i përgjigjet Bashës: Bërtet për të treguar përralla

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama i ka dhënë përgjigje të shpejtë deklaratave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Rama me një status të shkurtër në faqen e tij në Facebook, shprehet se Basha po u tregon përralla qorrave.

“Një zë i ngjirur bërtet për t'u treguar përralla qorrave që s'duan të shohin shurdhëve që s'duan të dëgjojnë #VajmedetPDvajmedet kuku për ty”, shkruan Rama në Facebook.