Kriza, Donald Lu shkon në zyrën e Edi Ramës

Kriza politike dhe dështimi i negociatave të djeshme ka sjellë lëvizje të shumta paraditen e sotme.

Rama dhe Meta janë takuar për më shumë se 90 minuta, ndërsa kanë diskutuar për të gjetur një zgjidhje.

Ndërkaq në mesditë, Edi Ramën e ka vizituar në zyrën e tij, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu.

Mësohet se ai ka hyrë pak minuta më parë në zyrën e kryeministrit dhe çështjet që po diskutohen kanë të bëjnë me gjetjen e një zgjidhje për krizë politike.