Guardiola për problemet e Manchester City-t: Uroj që të merret një vendim sa më shpejt, patjetër që do të qëndroj
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka konfirmuar se me siguri do të mbetet në stolin e Qytetarëve, pavarësisht hetimeve të gjera që po zhvillohen ndaj klubit anglez me dyshimin për shkelje të rregullave financiare.
Guardiola tha se tifozët nuk duhet të shqetësohen dhe se ai me siguri do të mbetet në pankinën e Qytetarëve, pavarësisht nga çdo ndëshkim që mund të marrë klubi, megjithëse ai ende beson se ata janë "të pastër" dhe nuk kanë bërë asnjë gabim biznesi.
Ai gjithashtu ka thënë se do të dëshironte që një vendim të merret sa më shpejt.
"Unë do të qëndroj te Manchester City sezonin e ardhshëm. Nuk po mendoj fare të largohem nga klubi. Po qëndroj dhe me 100 penalitete kundër nesh në Premier League, mos u shqetësoni. Çfarë unë personalisht do të doja që Premier League ose gjykatat të merrnin një vendim sa më shpejt të jetë e mundur, sepse nëse kemi bërë një gabim, të gjithë do ta dinë", tha Guardiola dhe vazhdoi:
"Ne besojmë se kemi marrë vendimet e duhura dhe kemi vepruar në mënyrën e duhur gjatë viteve. Ndonjëherë njerëzit ndalojnë së foluri për këtë."
Deri në fund të sezonit, City pret dy ndeshje në Premier League, të dyja kundër Brighton, dhe do të luajë gjithashtu finalen e Champions League kundër Interit dhe finalen e FA Cup kundër Manchester United.