Kapet i armatosur shqiptari në Athinë. Dyshohet se po pregatiste atentat

Një shqiptar 38 vjeç është arrestuar në Kalithea, Athinë nga skuadra DIAS e policisë greke.

Sipas mediave greke, shqiptari është kapur rreth orës 19.00 në rrugen “Ifigenia” në Kalithea.

Gjatë kontrollit personal atij i’u gjet dhe sekuestrua 1 pistoletë Makarov e kalibrit 9 mm me 28 fishekë.

Gjithashtu i’u gjetën dy krehera të mbushur me 16 fishekë dhe brenda një valixheje i’u gjetën edhe 12 fishekë të tjerë.