Shefi i inteligjencës ukrainase: Kemi mjaftueshëm armë, do të nisim kundërofensivën

Kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, Kyrylo Budanov deklaroi se vendi ka armë të mjaftueshme dhe se kundërofensiva e shumëpritur do të fillojë së shpejti.

Në një intervistë për Japan Broadcastin Corporation, Budanov u shpreh se Ukraina duhet të përdorë të gjitha forcat dhe mjetet që i ka në dispozicion që ta dëbojë Rusinë nga territori i saj.

‘Shumë civilë kanë mbetur nën pushtimin rus dhe nuk mund të humbim kohë. Tashmë kemi sasi bazë të armëve dhe pajisje tjera. Gjithqka që mund të them është që kundërofensiva do të fillojë së shpejti”, theksoi ai.

Sipas Budanov, 90 për qind e sulmeve ruse ndaj trupave dhe logjistikës ukrainase që kishin për qëllim të prishnin përgatitjet për një kundërofensivë, u kapën.