Aksident në hekurudhën që lidh Italinë me Evropën, të paktën dy të vdekur

Dy punonjës të hekurudhave u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident që shkaktoi mbylljen e përkohshme të linjës hekurudhore mes gadishullit italian dhe Austrisë.

Aksidenti ndodhi gjatë punimeve për mirëmbajtjen e hekurudhës në afërsi të Bressanones, në veri të Italisë, në linjën hekurudhore të Brennerit, linja më e frekuentuar hekurudhore që lidh Italinë me veriun e Evropës nëpërmjet Austrisë.

Gjatë punimeve, frenat e një treni që ndodhej mbi shina nuk kanë funksionuar dhe si pasojë ai është përplasur me një tren tjetër duke shkaktuar një shpërthim të fortë.

Linja hekurudhore u ndërpre për shkak të një hetimi mes Bressanones dhe Fortezzas, rreth 10 kilometra më në veri dhe do të rihapet pasdite.

“Trafiku i pasagjerëve mes dy qeyteteve u sigurua me autobus”, theksuan autoritetet hekurudhore