FOTO/ Kinezët hapin ‘thesin’, Milani dhe Interi kërkojnë ‘yllin’ e Man.United

Milani dhe Interi nuk janë në duel vetëm brenda fushës por edhe në merkato pasi dy klubet e mëdha italiane po synojnë të marrin shërbimet e mbrojtësit të Manchester United, Matteo Darmianit.

Interi prej kohësh thuhet se është në garë për të nënshkruar me italianin, ndërsa Milani së fundmi është futur në garë për pasi në verë pritet të largohet Mattia De Sciglio, shkruan “Football-Italia”, transmeton SYRI.net.

27-vjeçari nën drejtimin e Jose Mourinhos këtë sezon ka zhvilluar vetëm 12 paraqitje në Premier League por ai kërkon të rikthehet në Itali për të bindur Giampiero Ventura që ta grumbullojë me Kombëtaren e Italisë.

Pas largimit nga Torino, kujtojmë që Darmiani ka kaluar dy sezon në “Old Trafford”. / SYRI.net /