Në ‘arrest shtëpie’ kapet duke shpërndarë kanabis në qytet, arrestohet 39 vjeçari në Vlorë

Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi është kapur duke shitur doza kanabisi ndërkohë që ishte në ‘arrest shtëpie’.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e 39 vjeçarit me iniciale E. O., shërbimet e Policisë kanë gjetur doza më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shpërndarë doza kanabisi, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari. 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. O., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, duke dalë jashtë banesës së tij, me qëllim shitjes e dozave të lëndës narkotike.    

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.