Dhunoi bashkëshorten, kapet 33 vjeçari në Shkodër, çfarë i gjeti policia në banesë

Një 33 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Luarzë, Velipojë, në banesën e çiftit, ku  i riu  ka ushtruar dhunë psikologjike nga bashkëshortes së tij.

Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë sportive, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.