Arrestohet fieraku: Kërcënoi dhe përzuri gruan nga shtëpia në sy të fëmijëve

Policia e Fierit i ka vënë prangat një 40-vjeçari, Arti D. me banim në Fier, pasi gjatë natës ka ushtruar dhunë psikologjike në prani të fëmijëve dhe ka nxjerrë nga banesa bashkëshorten e tij,  N.D, 37 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.