Shembet çatia e një parku lojërash në Tajlandë, 7 viktima, mes tyre 4 fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajlandë, ku 7 persona kanë humbur jetën për shkak të shembjen se një çatie të këndi lojërash.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se në mesin e viktimave janë  4 fëmijë. Shkak i shembjes së çatisë mësohet se është bërë moti i keq dhe era e fortë.

Fëmijët e moshës 6 deri në 13 vjeç luanin dhe prindër dhe të afërm po shikonin aktivitetin e fëmijëve në këtë shkollë në provincën Pisit, në Tajlandën perëndimore në momentin që ndodhi ngjarja.